Bora mbulon disa pjesë të Gjermanisë dhe Kroacisë, shkaktohen kaos në trafik

Snow covered trees and heavy snowing in the mountains. Christmas concept

Gjermania Jugperëndimore është mbuluar nga trashësia e borës deri në 20 centimetra, duke u shkaktuar kështu kaos trafiku dhe një sërë aksidentesh.

Në shtetin e Saarland, të prekura veçanërisht janë rrugët dhe disa makina rrëshqitën e më pas u aksidentuan.

Po ashtu, edhe kamionët kishin vështirësi të ngjiteshin në maje, disa prej tyre ngecën dhe me pas e bllokuan trafikun.

Shumë drejtues mjetesh ishin të mbingarkuar nga kushtet dhe policia kishte raportuar mbi 100 aksidente deri të shtunën në mëngjes.

Në Kroaci, ishte një histori e ngjashme. Disa rrugë duhej të mbylleshin, duke përfshirë një pjesë të autostradës kryesore Rijekë-Zagreb.

Në Dubrovnik, borëpastruesit ishin në punë duke pastruar rrugët, por për fat të mirë nuk u raportuan aksidente të mëdha, shkruan Euronews.

Read Previous

Banorët në veri: “Gjithçka është shkatërruar”

Read Next

​Vërshimet shkaktuan dëme të mëdha në Llap, gjendja më e rëndë paraqitet në Pakashticë