Bone Vet Gjakova ka organizuar nje punëtori nga lënda e matematikës falas për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta të Gjakovës. Ditën e sotme këtu ishin nxënës të klasës së katërt, të shkollës, Mustafa Bakija. Për shumë prej tyre kjo ishte hera e parë në Bone Vet, ku përveç socializimit me njëri tjetrin, nxënësit po e mësonin matematikën pak më ndryshe.
Mbi aktivitetin e sotëm, na tregoi Diellza Meqa, mentore në Bone Vet Gjakova.
Qëllimi i këtyre punëtorive është gjithëpërfshirja në edukimin jo formal e të gjithë fëmijëve të paktën për disa orë.
Këto punëtori do të jenë të vazhdueshme , të paktën 2-3 herë në javë, ku nxënësit do të kenë mundësi të eksplorojnë përmes metodave moderne të mësimit.