Bllokohen website-et dhe aplikacionet në të gjithë botën

Faqe në internet dhe aplikacione të shumta në të gjithë botën u bllokuan ditën e sotme (e martë, 8 qershor) pasi Fastly, një rrjet i madh i shpërndarjes së përmbajtjes, raportoi një problem.

Fastly mbështet faqet dhe aplikacionet e lajmeve si CNN, Guardian, New York Times dhe shumë të tjerë. Ai gjithashtu siguron shpërndarjen e përmbajtjes për Twitch, Pinterest, HBO Max, Hulu, Reddit, Spotify dhe shërbime të tjera.

Platforma dhe faqe të tjera të mëdha në internet duke përfshirë Amazon, Target dhe faqen e internetit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, nuk po funksiononin gjithashtu.

“Ne po vazhdojmë të hetojmë këtë çështje,” tha kompania.

Read Previous

Zhytësi gjen skafandrën që mendohet se i përket Luftës së Dytë Botërore

Read Next

Supozohej të ishte mjet i padepërtueshëm komunikimi në botën e krimit, por ra në duart e FBI-së!