Bllokada në Kuvend, Çitaku: Kjo situatë duhet të merr fund

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se sot edhe një herë u demonstrua publikisht që për Lëvizjen Vetëvendosje pushteti është më i rëndësishëm se shteti.

Pas dështimit për herë të tridhjetë e pestë të seancës konstituive, Çitaku para mediave tha se kjo situatë duhet të merr fund sepse Kosova është buzë kolapsit.

Ajo u bëri ftesë publike Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë karshi situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës.

“Edhe një herë u demonstrua publikisht që për Lëvizjen Vetëvendosje, për Albin Kurtin, pushteti është më i rëndësishëm se shteti. Egoja është më e madhe se Kosova. Ambicia është më e madhe dhe më e rëndësishme se demokracia. Kjo situatë duhet të merr fund dhe presim nga Lëvizja Vetëvendosje që të reflektojë. Kosova është buzë kolapsit. Çdo ditë kemi lajme, informata, konfirmime për dëmin e pariparueshëm që kjo situatë po i shkakton ekonomisë. Dje pamë lajme të frikshme për krizën buzë kolapsit në sektorin e energjisë. Ftesë publike për reflektim, mjaftë është mjaftë”, tha Çitaku.

Sot për herë të 35-të ka dështuar seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës. E radhës do të mbahet më 23 qershor në orën 11. /KosovaPress/

Read Previous

Murtaja në Shqipëri, AUV vendos masa mbrojtëse për tufat në Kosovë

Read Next

Dimal Basha: Të gjithë kemi përgjegjësi për Kuvendin, por vetëm LVV-ja po voton