Blinken thotë se duhet të mbrohen civilët në Gaza, tregon disa mënyra si të bëhet kjo

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tregoi disa mënyra që sipas tij nëse zbatohen do të ketë ulje të viktimave civile në konfliktin në Gaza.

“Ne presim të shohim, dhe duam të shohim, një zhvendosje drejt operacioneve më të synuara me një numër më të vogël forcash, që kanë të bëjnë me udhëheqjen, rrjetin e tunelit dhe disa gjëra të tjera kritike. Dhe ndërsa kjo ndodh, unë mendoj se do të shihni se dëmi i shkaktuar ndaj civilëve gjithashtu ulet ndjeshëm”, deklaroi ai.

“Ne kemi thënë gjatë gjithë kohës – dhe i kemi këto biseda pothuajse çdo ditë – se është me rëndësi jetike që Izraeli të kryejë operacione me fokus në mbrojtjen e civilëve, minimizimin e dëmit ndaj tyre, maksimizimin e ndihmës që u vjen atyre”, shtoi Blinken.

Sekretari amerikan i shtetit, këto i tha në një konferencë, raporton The Guardian.

/klankosova/

Read Previous

Zvicër: 13 vjet burgim për burrin nga Kosova, u shpall fajtor për djegien e një ndërtese banimi

Read Next

OBSH: Një nënvariant i llojit Omicron po përhapet me shpejtësi nëpër mbarë botën