Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të hënën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte pranuar një “propozim urë” të paraqitur nga Uashingtoni për të trajtuar mosmarrëveshjet që bllokonin një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe i kërkoi Hamasit të bënte e njëjta gjë.
Blinken foli me gazetarët pas një dite takimesh me zyrtarët izraelitë, duke përfshirë një takim 2-1/2-orësh me Netanyahun. Diplomati i lartë amerikan kishte thënë më herët se kjo shtytje ishte ndoshta mundësia më e mirë dhe ndoshta e fundit për një marrëveshje./reuters/