Blinken: SHBA-ja do të rrisë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Uashingtoni do të shtojë përpjekjet në ditët në vijim për t’i dhënë fund luftës në Gaza pas vdekjes së Yahya Sinwar, ka thënë sekretari amerikan i shtetit.

Në një deklaratë, Antony Blinken deklaroi se udhëheqësi i Hamasit kishte “kundërshtuar përpjekjet” e SHBA-së për të mbyllur luftën përmes një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve “në shumë raste” në muajt e fundit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, konfirmoi gjithashtu se SHBA-ja tani do të shtyjë përpara një propozim për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi./abcnews.al

Read Previous

Krijohet biblioteka e parë audiodigjitale, Rama: Përmbush nevojat për nxënësit me vështirësi të shikimit

Read Next

A përbëjnë tensionet në rritje midis Izraelit dhe Iranit një kërcënim bërthamor?