Blerina Rogova-Gaxha, drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Poetja dhe studiuesja Blerina Rogova-Gaxha është zgjedhur drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Njoftimin për kandidatin e suksesshëm, për zgjedhjen e saj drejtoreshë, sot e ka dhënë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në uebfaqen e vet.

Rogova-Gaxha ka arritur që në testin me shkrim të marrë 51.8 poenë, kurse në intervistën me gojë 26. Gjithsejtë, 77.8 poenë.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, që prej themelimit të saj, për herë të parë do të ketë një ushtruese të detyrës grua./Epoka e Re

Read Previous

Vala e të nxehtit pritet ta mbajë Ballkanin deri në fund të korrikut

Read Next

​Siguria në Kosovë, Sveçla takoi komandantin e Karabinieri MSU