Stërvitjet në fushën e gjelbërt kuqezinjët e Gjakovës i kanë të përditshme. Veçanërisht në këtë periudhë kur po synojnë të triumfojnë në lojërat e këtij stinori. Me dorëheqjen e ish trajnerit Granit Bekolli, në krye të ekipit të KF “Vëllaznimi” u emërua trajner Blerim Mula. Një ndër lojtarët më besnik të këtij ekipi, që karrierën e ka startuar si junior e tani ka epitetin e kapitenit, Ardit Vokshi, thotë se përvoja e trajnerit aktual do të na shërbej për të mirë që të vazhdojmë të korrim fitore të reja.
Pavarësisht ofertave besnik këtij ekipi po i qendron edhe qendërmbrojtësi i spikatur, Antonio Marku.
Në lidhje për ndryshimet e fundit ka folur edhe menaxheri i KF “Vëllaznimi”, Besnik Gojani, ai ka thënë se Mula është trajner i përkohshëm.
Tutje Gojani ka shtuar se për ta mbyllur sezonin vjeshtor janë edhe gjashtë ndeshje që “Vëllaznimi” synon t’i fitoj. Në katër prej tyre do të luaj si vendas ndërsa në dy si mysafirë.