BKS-ja lehtëson qasjen në rimbursim, vendos QR Code në policën e sigurimit

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka lehtësuar tej mase qasjen në rimbursim të policave kufitare, duke vendosur QR Code në policë. Me vetëm një skanim përmes telefonit qytetarët kyçen direkt në platformën e krijuar nga Ministria e Financave enkas për këtë çështje.

Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku ka thënë se vendosja e QR Code në masë të madhe lehtëson qasjen në rimbursimin e policave nga ana e bashkatdhetarëve tanë.

“Me vetëm një skanim përmes telefonit e që merr kohë më pak se 20 sekonda bashkatdhetarët shumë lehtë kyçen në platformën e Ministrisë së Financave e cila është krijuar enkas për rimbursim të policave nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Mazreku.

/GazetaSinjali/

Read Previous

‘Efekti’ Ronaldo, Man United parakalon Real Madridin dhe Barcelonën si klubi më me ndikim në internet

Read Next

Qeveria gjermane dhuron edhe 405 mijë euro donacion për FSK-në