Kandidatët për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje vizituan dy biznese të cilat e zhvillojnë veprimtarinë e tyre në qytetin e Gjakovës. Fillimisht ata u ndalën te artizani Fatos Lleshi , i cili ka vite të tëra që merret me përpunimin e argjilës. Nga këtu Mimoza Shala, tha se VV do ti mbështes bizneset e vogla duke i fuqizuar përmes granteve.
Falënderues për këtë vizitë ishte edhe prijësi i këtij biznesi i cili mendon se politikat e partive duhet të bazohen në ekonomi dhe në shtytjen e artizanateve të cilat janë në zhdukje.
Adem Zajmi, është një tjeter zanatli i cili që nga viti 2003 merret me prodhimin e brushave të rrojës dhe i eksporton ato në Zvicër. Zajmi ka 19 vjet që merret me këtë punë dhe ai bashkë me familjen e tij arrin që të eksportoj 20 deri në 30 mijë brusha në vit.
Prodhimi është në fokus të LVV tha Tinka Kurti kandidate për deputete.
Me këtë rast u cek se rëndësia e bizneseve të vogla është e padiskutueshme për ekonominë e vendit prandaj edhe në këtë subjket politik kanw prioritet.