Bislimi thirrje BE-së që “sa më shpejtë” t’i largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, në mbledhjen e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Integrim të hënën, ka ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) që “sa më shpejtë” t’i largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, derisa ka shtuar se të njëjtat kanë ndikuar në Raportin e Komisionit Evropian.

“Masat negative të BE-së janë ende në fuqi dhe prezenca e këtyre masave ka ndikuar në vlerësimin që është bërë në raport. Masat që janë ende në fuqi bien ndesh me përpjekjen e rajonit për integrim në BE. Është shumë e rëndësishme që BE-ja t’i heqë sa më shpejtë këto masa”, ka deklaruar Zëvendëskryeministri Bislimi të hënën.

/albanianpost/

Read Previous

​Rritet varfëria në Kosovë, kaq familje jetojnë me 1.85 euro në ditë

Read Next

Ja cilat janë kombëtaret që e kanë siguruar Evropianin e Gjermanisë