Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është takuar me zëvendës-sekretarin e Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.
Bislimi ka bërë të ditur se gjatë takimit me Berge kanë diskutuar mbi aplikimin e Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat për integrim në Bashkimin Evropian.
“U theksua se progresi i Kosovës në reformat e rekomandimet e BE ka vijuar me rezultate pozitive”, ka shkruar Bislimi.
Zëvendëskryeministri tutje ka bërë të ditur se është diskutuar edhe për situatën në Ukrainë, ku ka ritheksuar se Evropa duhet të jetë e bashkuar.
Postimi i plotë:
Gjatë takimit me Zëvendës Sekretarin e Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, u ritheksua se Evropa duhet të jetë e bashkuar jo vetëm në çështjen e Ukrainës, por edhe në çështjet e tjera të cilat ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor.
Diskutuam mbi aplikimin e Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat për integrim në Bashkimin Evropian, ku u theksua se progresi i Kosovës në reformat e rekomandimet e BE ka vijuar me rezultate pozitive.
Gjithashtu u riafirmua rëndësia që bashkëpunimi i Kosovës dhe Këshillit të Evropës të vazhdojë intensivisht si pjesë e Komisionit të Venedikut, Bankës së Këshillit të Evropës, Kuvendit dhe Komunave si dhe të punohet maksimalisht për përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme në vijimin e progresit në reformat kyçe dhe prioritare në kuadër të ERA II si dhe përkushtimi në vlerat dhe politikat e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/