Bislimi: Paga minimale nuk duhet të jetë pengesë për të parandaluar krijimin e vendeve të punës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se paga minimale nuk duhet të jetë pengesë për të parandaluar krijimin e vendeve të punës. Mirëpo tha se ekspertët duhet të diskutojnë për ngritjen e pagës minimale dhe jo grupet e interesit.

Në prezantimin e studimit, “Perspektiven e Përgjithshme: Agjenda Progresive Ekonomike për Kosovën” nga Zyra e Fondacionit Gjerman Friedrich Ebert (FES), Bislimi tha se Qeveria Kurti ka prioritet krijimin e vendeve të punës.

Për pagën minimale foli edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili kërkoi nga ekzekutivi politika progresive.

Megjithatë, tha se sindikatat nuk e kanë rolin e fuqishëm siç e kanë pasur të kaluarën.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se prioritet do të jetë edhe kualifikimi i punëtorëve në sektorin privat./KosovaPress/

Read Previous

Shqiptari rrëfen si u largua nga Ukraina: Mu desh të kaloja korsinë e kundërt, gruaja mbeti në kufi

Read Next

​Mbi 200 mijë persona me aftësi të kufizuara në Kosovë, Tejeci: Kanë pengesa në qasje publike