Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, u takua në Bruksel me Simon Mordue, këshilltarin kryesor të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.
Në këtë takim Mordue u informua mbi vendimin e Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Bislimi tha se ka ardhur që marrëdhëniet dhe partneriteti me Bashkimin Evropian të shkojë një hap tutje.
Numri dy i Qeverisë së Kosovës theksoi se vendi ynë ka shënuar progres të theksuar në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik.
“Kosova gjendet tashmë në vitin e gjashtë të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.Ka ardhur koha që marrëdhëniet dhe partneriteti me Bashkimin Evropian të shkojë një hap tutje. Kosova ka shënuar progres të theksuar, në fusha kyçe në bashkërendimin dhe përafrimin e standarteve me ato të BE-së si në sundim të ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik e demokratizimin. Progres ky, i riafirmuar edhe nga Raporti për vendin 2022 i Komisionit Evropian”, tha Bislimi.
/KlanKosova/