Bislimi: 650 mijë vaksina anti-COVID pritet të vijnë në fillim të shtatorit

Ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka njoftuar se në fillim të muajit shtator pritet të vijnë edhe 650 mijë vaksina anti-COVID.

Bislimi përmes një statusi në Facebook ka shkruar se 150 mijë prej tyre do të vijnë si donacion nga Gjermania

Ndërkohë, 500 mijë të tjera do të vijnë më 6 shtator nga programi COVAX, si rezultat i donacionit nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

Deri më sot, 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./EO/

Read Previous

Ibrahimi: Mbyllja s’është përgjigje për ta luftuar Covid-19

Read Next

Gjykata sqaron hudhjen e aktakuzës për Liburn Aliun dhe të tjerët