Billström për aplikimin e Kosovës në BE: Mbështesim procesin e integrimit

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Lennart Billström, ka thënë se Suedia mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me shtetin skandinav që për momentin kryeson presidencën e BE-së.

Billström, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, në konferencën e përbashkët për media me homologen Donika Gërvalla tha se presidenca suedeze po e mban në prioritet agjendën evropiane për Ballkanin.

“Suedia e ka mbështetur shumë procesin e reformave në Kosovë. Jemi donatori i pestë më i gjerë në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare. Presidenca suedeze në BE po e mban në prioritet agjendën evropiane për Ballkanin dhe sot kemi folur për situatën tonë në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor”, tha Billström.

“Ne mbështesim procesin e integrimit të Kosovës dhe natyrisht proceset e reformave në lidhje me aplikimit e Kosovës për anëtarësim. Natyrisht se do ta mbështesim si procedurë të rregullt, njëjtë si për vendet tjera”, shtoi ai.

/Klankosova.tv

Read Previous

Drejtori i NALT-it vizitoi Gardën Kombëtare të FSK-së

Read Next

Hovenier uron Bislimin për liberalizimin e vizave si dhe kërkon zbatimin e Aneksit për normalizimin e raporteve me Serbinë