Dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është të premtën, më 6 qershor.
Bashkësia Islame e Kosovës njofton se manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Namazi i sabahut falet duke filluar nga ora 04:20, transmeton Klankosova.tv.
“Ligjëratën tematike kushtuar kësaj feste do ta mbajë dr. Besnik Llumnica – imam në Xhaminë e Bardhoshit, Komuna e Prishtinës.
Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 05:35. Namazit do t’i prijë Hetem ef. Sopjani – kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban-Bajramit – do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Me rastin e festës së Kurban-Bajramit, ditën e parë, më 6 qershor 2025, Kryesia e BIK-ut, siç është traditë, organizon pritje urimi në selinë e Kryesisë, nga ora 09:00 deri në 12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Kurban-Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke iu lutur Zotit që t’i pranojë lutjet dhe adhurimet tona.
Me fat festa e Kurban-Bajramit!”, shkruhet tutje në njoftimin e BIK-ut në Facebook.