Krahas situatës epidemiologjike në vend interesimi i qytetarëve për vaksinim është zbehur. Në qendrën e vaksinimit në Gjakovë thonë që kohët e fundit numri i qytetarëve që janë imunizuar ka qenë i ulët dhe se stafi i këtij institucioni vazhdon të punojë në orar të plotë cdo ditë të javës.
Kujtojmë që Gjakova rënditet e katërta në nivel vendi me gjithsej njëqind e nëntë mijë e 555 doza të administruara. Ndërkaq numri I rasteve aktive në Kosovë është 1567.