Presidenti aktual i SHBA-ve, Joe Biden njoftoi të dielën se do të tërhiqet nga gara presidenciale, duke thënë kështu se mbështetja e tij do të jetë për Kamala Harris, e cila aktualisht mbanë pozitën e zëvendëspresidentes.
Ndaj një vendimi të tillë nuk kanë munguar as reagimet e krerëve të shtetit të Kosovës, presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Joe Biden ka qenë njëri nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës.
“Për dekada me radhë, Joe Biden ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj dhe avokuesi më i palodhur i Kosovës. Njoftimi i presidentit Biden shënon fundin e një epoke. Bota — dhe veçanërisht Kosova — është një vend më i mirë dhe më i sigurt për shkak të kontributeve të tij të jashtëzakonshme. Për këtë, ne do të jemi gjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Kurti në “X”.
For decades, @POTUS Joe Biden has been one of Kosova's greatest friends and most tireless advocates. President Biden's announcement marks the end of an era. The world — and especially Kosova — is a better and safer place due to his remarkable contributions. For that, we will… https://t.co/S4lzmgEhPZ— Albin Kurti (@albinkurti) July 22, 2024
Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se do t’i japë fund kandidaturës së tij për rizgjedhje.
Lidhur me këtë ai ka thënë se “është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit”.
Veprimi i tij vjen katër muaj përpara se amerikanët të shkojnë në votime, në garën për Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/