Biden tërhiqet nga gara për president

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale në nëntorit.

Përmes një deklarate të lëshuar në rrjetet sociale, Biden ka thënë se beson që tërheqja nga gara është në interesin më të mirë për Partinë Demokratike dhe SHBA-në, në mënyrë që të fokusohet tërësisht në kryerjen e mandatit që ka aktualisht.

Ky vendim vjen pas thirrjeve në rritje për largim të Bidenit nga gara për zgjedhjet e nëntorit, sidomos pas një debati që ka zhvilluar me kandidatin e republikanëve për president, Donald Trump, në të cilin nuk ka pasur performancë të mirë./Telegrafi

Read Previous

Shpërthim në afërsi të Liqenit të Ujmanit, dëmtohen dy vetura

Read Next

​14 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës