Sipas presidentit amerikan, Joe Biden rreziku i një “Armagedoni” bërthamor është në nivelin e tij më të lartë që nga kriza e raketave kubane e vitit 1962.
Biden u shpreh se presidenti rus Vladimir Putin nuk po bënte shaka kur foli për përdorimin e armëve taktike bërthamore pa pësuar pengesa në Ukrainë. SHBA dhe BE kanë thënë edhe më herët se sulmi bërthamor i Putinit duhet të merret seriozisht.
Megjithatë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, javën e kaluar tha se, pavarësisht nga sugjerimet bërthamore të Moskës, SHBA nuk kishte parë asnjë shenjë se Rusia po përgatitej së shpejti të përdorte një armë bërthamore.
Burimi: BBC, CNN