Biden reagon pasi Mbreti Charles u diagnostikua me kancer

Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer, deklaruan nga Buckingham Palace.

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden ka thënë se diagnoza me kancer “kërkon shpresë dhe guxim absolut”. Biden poashtu tha se ai dhe gruaja e tij po luten për shërimin e shpejtë të Mbretit Charles, shkruan BBC.

Lloji i kancerit nuk është zbuluar, por sipas një deklarate të pallatit, Mbreti filloi “trajtimet e rregullta” të hënën.

Pallati Buckingham thotë se Mbreti “mbetet plotësisht pozitiv në lidhje me trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur”. Ai do t’i shtyjë angazhimet e tij publike dhe pritet që anëtarët e tjerë të familjes mbretërore të ndihmojnë për ta përkrahur gjatë trajtimit të tij. /Klankosova.tv/

Read Previous

​Përzgjidhen 42 bursistë “Shpresa Olimpike 2024”

Read Next

Aksident zinxhir në Itali, një i vdekur dhe 6 të plagosur