Biden do të mbledhë liderët e G7 sot

Presidenti amerikan  Biden e përfundoi deklaratën e tij duke thënë se do të mbledhë udhëheqësit e G7 të dielën “për të bashkërenduar një përgjigje të bashkuar diplomatike ndaj sulmit të pacipë të Iranit”.

Ai shton se ekipi i tij do të mbetet në kontakt të ngushtë me udhëheqësit e Izraelit.

Biden thotë se ndërsa SHBA nuk ka parë sulme në objektet e saj, ajo “mbetet vigjilente ndaj të gjitha kërcënimeve”.

“Ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë,” thotë Biden ./21Media

Read Previous

Borrell: Goditja e Iranit ndaj Izraelit përbën një përshkallëzim të paprecedentë

Read Next

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë mbledhje urgjente