Biden: Amerika do të dërgojë ndihma në Ukrainë këtë javë

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se vendi që drejton do të dërgojë armë të reja dhe pajisje në Ukrainë brenda pak ditësh.

Të martën, Senati Amerikan miratoi një pako prej 95 miliardë dollarësh që përfshinë mbështetje ushtarake për Izraelin, Tajvanin dhe Ukrainën gjithashtu, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Biden është zotuar për të nënshkruar dokumentin “sa më parë që arrin në tavolinë”, në mënyrë që ndihma të dërgohet “këtë javë”.

Kievi së fundmi ka shtuar thirrjet ndaj Perëndimit për asistencë, derisa Rusia po bën përparim të qëndrueshëm në pushtimin e saj./Klankosova.tv

Read Previous

Dhunë në Parlamentin grek, arrestohet deputeti Konstantinos Floros

Read Next

Rexha: Stresi kontrollohet me vetëmenaxhim