Bezos synon “të shtyhet” me Elon Musk për të shtrirë internetin në të gjithë globin

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, pritet të zgjerojë interesat e tij në hapësirë.

Ai pritet të lansojë dy satelitë prototip për një mega-plejadë me brez të gjerë që ai e quan “Project Kuiper”.

Bezos po planifikon të vendosë më shumë se 3,200 anije kozmike në vitet e ardhshme për të shpërndarë lidhje interneti kudo në glob.

Ai shpreson të sfidojë Starlinkun e Elon Muskun, që tashmë ofron internet satelitor në shumë vende.

Dy satelitët e vegjël që do të lansohen të premten – KuiperSat-1 dhe KuiperSat-2 – do të testojnë teknologjinë e nevojshme. /Telegrafi/

Read Previous

Mira Murati po formëson të ardhmen e inteligjencës artificiale

Read Next

​Kosova pa qendër për djegie përkundër rasteve të shumta të pacientëve