Klubi i futbollit “Vëllaznimi” i Gjakovës ndodhet në vendin e 5-të në Ligën e Parë të Kosovës dhe për futbollistin dhe trajnerin e ekipeve ndërkombëtare, Besnik Hasin, ekipi kuq e zi meriton të jetë në elitën e ekipeve më të mira shqiptare.
“Vëllaznimi” deri në vitet e 90-ta ka qenë ndër ekipet më të trofeshme në Kosovë. Ndërsa pas luftës ka rënë shpesh herë nga liga dhe e ka të fituar vetëm një kupë të Republikës së Kosovës.
Besnik Hasi e filloi karrierën në Gjakovë te “Vëllaznimi” dhe ish klubin e tij e cilëson me potencial dhe beson se në të ardhmen do ti kthehet nami i dikurshëm.