Bernardo Silva: Kalendar plotësisht i çmendur, është absurde të luash kaq shumë

Mesfushori i Manchetser Cityt, Bernardo Silva, nuk është i lumtur me orarin e ngjeshur të ndeshjeve.

Silva të premten ka theksuar se për arsye të orarit të ngjeshur të ndeshjeve nuk po mund të kalojë kohë me familjen e tij.

“Situata me orarin e ndeshjeve është e çmendur. Ka dy çështje krejtësisht të ndryshme këtu, mendoj unë. Kur lojtarët ankohen, njerëzit thonë se lojtarët nuk mund të ankohen për jetën që kanë. Ata kanë të drejtë, ne po përmbushim një ëndërr dhe bëjmë atë që bëjmë. Kjo është e drejtë. Por nga ana tjetër orari është krejtësisht i çmendur. Është e vërtetë që skuadrat janë më të mëdha, por nuk do të them se është e lehtë. Nuk ka qenë e lehtë, më besoni. Unë kaloj shumë pak kohë me familjen time”, ka thënë Silva. /Koha.net/

Read Previous

Hakan Fidan viziton selinë e KFOR-it në Kosovë

Read Next

Hungaria sinjalizon se është serioze për dërgimin e autobusëve të azilkërkuesve në selitë e BE-së