Bërnabiq: Do të ishte katastrofë që Kosova të bëhet anëtare e UNESCO-s

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha në Paris se Kosova do të jetë në agjendën e saj gjatë vizitës dyditore në Francë.

Sipas saj, Serbia do të kundërshtojë përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

Bërnabiq shtoi se anëtarësimi i Kosovës do të ishte “katastrofale, një precedent i madh dhe do të sillte me vete çështje të përmasave globale, të cilat nuk i nevojiten UNESCO-s”, shkruan “Danas”, transmeton Klankosova.tv.

Duke folur të enjten në prag të seancës së sotme të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s dhe në shënimin e 75-vjetorit të kësaj organizate, kur do t’u drejtohet pjesëmarrësve, Bërnabiq tha se do të merret me çështjen e Kosovës dhe manastiret në Kosovë.

Read Previous

Pritet miratimi për dozën e tretë të vaksinës anti-COVID

Read Next

Bislimi: Në raportin e KE-së Kosova është vlerësuar për marrëveshjen rreth targave