Bellaqa: Xhepi i qytetarëve po rëndohet nga rritja e çmimeve në produktet esenciale

Tash e disa ditë raportohet për ngritje të çmimeve në produkte esenciale si mielli, vaji, qumështi e shumë produkte të tjera. Kjo tendencë për keqpërdorim të situatës e dëmton jashtëzakonisht xhepin e qytetarëve dhe duhet të marrë fund sa më parë.Kështu është shprehur ekonomisti Jakup Bellaqa-ekspert i çështjeve ekonomike.

Sipas Bellaqës, Agjensia e Konkurences duhet ekskluzivisht të merret me çështjen e manipulimeve në tregun kosovar dhe në mungesë të funksionimit të plotë të saj marketet kosovare, dyshohet se shrytëzuan mjaft mirë këtë situatë,

Bellaqa gjithashtu foli edhe për çmimet e derivative të naftës dhe benzinës.

Duhet gjithesi të mbrohet qytetari në këtë situatë, të krijohen politika dhe strategji ekonomike nga shteti të cilat do të kthejnë situatën e rritjes së çmimeve në normalitet, ka thënë ndër të tjera Bellaqa.

Read Previous

Pse kënga ‘One kiss’ nga Dua Lipa po këndohet nga tifozët e Liverpoolit

Read Next

Shqipëria mbetet në listën gri të Komisionit Europian për pastrimin e parave