Bekim Zogaj po pensionohet, derbi zviceran ndeshja e fundit që do ta gjykojë

Gjyqtari i njohur shqiptar, Bekim Zogaj, gjatë muajit gusht ka njoftuar pensionimin.

Zogaj i cili gjatë verës ishte pjesëmarrës në Kampionatin Evropian ”EURO2024” që u mbajt në Gjermani, tashmë do të ketë një rol tjetër në Federatën e Futbollit zviceran.

Ai do të jetë zëvendësshef i gjyqtarëve në Federatën “helvetike”.

Bekim Zogaj, të shtunën do ta ketë ndeshjen e fundit si gjyqtar.

Ai do të ndaj drejtësinë në derbin e madh zvicëran, mes Baselit dhe Zurichut./IndeksOnline/

Read Previous

Kurti pjesë e drekës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor

Read Next

Arrijnë në Kosovë rreth 300 trupat britanike të KFOR-it