Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku dekorohen me urdhrin “Hasan Prishtina”

Në njëzetvjetorin e vrasjes, presidentja Vjosa Osmani dekoroi me urdhrin “Hasan Prishtina” Bekim Kastratin dhe Besim Dajakun për kontributin dhe veprimtarinë atdhetare.

“Njëri me kontribut në fushën e lirisë së fjalës e tjetri për mbrojtjen e institucioneve të vendit janë dëshmi e kohës dhe njëherësh ftesë për vënien e drejtësisë në vend”.

“Ata do të pushojnë të qetë kur drejtësia të marrë një epilog, sepse janë kontribuues për lirinë dhe demokracinë në vend”, është shprehur  Osmani në ceremoninë e dekorimit.

Familjarët e Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut falënderuan të parën e shtetit për kujdesin e treguar ndaj figurave të cilët kontribuuan për shtetin e Kosovës./GazetaSinjali

Read Previous

​OBSH: Evropa është i vetmi rajon ku numri i të infektuarve po rritet

Read Next

Krimet kibernetike, arrestohen 28 persona në Shqipëri