Behluli: Linja buxhetore e Kosovës po politizohet në Luginë të Preshevës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritete në Beograd u ka kërkuar që ta anulojnë konkursin për subvencionimin e kulturave bujqësore nga fondi i Republikës së Kosovës.

U është bërë e ditur që nëse Këshilli nuk e anulon këtë konkurs, atëherë atë do ta bëjë ministria, e cila thuhet se vendimin për hapjen e konkursit e konsideron të jashtëligjshëm.

Edhe ekzekutivi kosovar e ka dënuar ashpër këtë veprim të autoriteteve serbe për t’i ndaluar këto donacione.

Nexhat Behluli, analist politik në Luginë të Preshevës, deklaroi se ky ishte një akt i pritur, pasi sipas tij, linja buxhetore e Kosovës prej kur është krijuar nga parlamenti i Kosovës ka filluar të politizohet në Luginë të Preshevës duke bërë gara subjektet e liderët politikë atje mes vete, duke i marrë meritat e duke e keqpërdorur këtë buxhet në fushata zgjedhore.

“Buxheti i paraparë i Kosovës për Luginën e Preshevës nuk realizohet afërsisht rreth 30 %, e pjesa tjetër dështon. Opinioni kosovar duhet ta dijë që me këtë linjë buxhetore më shumë zhvillohet fushatë e propagandë sesa vërtet ka realizim”.

“Këshilltarja e Kurtit, Ardita Sinani sillet në Luginë sikur është buxheti i saj privat. E ka keqpërdorur këtë buxhet, ajo me buxhetin e Kosovës ka tërhequr vota dhe i ka fituar zgjedhjet”, deklaroi Behluli. /Klankosova.tv/

Read Previous

Gërvalla: Serbia të ekstradojë kriminelët dhe të dhënat për personat e zhdukur

Read Next

Bislimi akuzon Serbinë se po pengon donacionin për bujqit në Luginë