Bëhet sinjalizimi horizontal i rrugës “Nënë Tereza”

Është bërë sinjalizimi horizontal i rrugës Nënë Tereza, cka do të ndihmojë në lehtësimin e qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve në këtë rrugë kryesore të qytetit. Drejtori i Shërbimeve Publike, Shkumbin Kastrati tregoi se deri në finalizimin e projektit kanë ngelur edhe disa procese të papërfunduara.

Ndërsa sa i përket makinave që po qëndrojnë të parkuara në korsinë e majtë të rrugës, Kastrati shtoi se ato do të vazhdojnë të qëndrojnë  aty edhe për të paktën një vit.

Nga kjo drejtori na informuan se do të punojnë sipas rekomandimeve të sektorit të komunanikacionit në bashkëpunim dhe policinë e trafikut për kthimin e rrugës Nënë Tereza në rrugë dy kahëshe në të ardhmen.

Read Previous

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Impiantit për trajtimin e ujërave të ndotura në Gjakovë

Read Next

UEFA mund ta zhvendos finalen e EURO 2020 nga Londra në Budapest