UEFA mund ta zhvendos finalen e EURO 2020 nga Londra në Budapest

UEFA thuhet se ia ka bërë të qartë Anglisë se mund ta ndërrojë lokacionin e finales së madhe të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Sipas informacioneve të mediumit të njohur The Times, finalja e Euro 2020 mund të ndryshojë vendin e zhvillimit.

UEFA ka kërcënuar ta transferojë atë në Budapest të Hungarisë, nëse Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk garanton një përjashtim nga karantina për 2500 VIP-at që do të marrin pjesë në ndeshjen në të cilën do të vendoset titulli i kampionatit në fushë.

Siç është planifikuar, tani për tani, Anglia do të presë gjysmëfinalen dhe finalen e turneut në stadiumin Wembley në Londër. Sidoqoftë, e gjithë kjo mund të ndryshojë.

Sepse UEFA, sipas The Times, do të ishte e gatshme të ndryshonte vendin nëse qyteti pritës është nën kufizime nga rregullat e Covid-19 që mund të parandalojë tifozët, punonjësit dhe mysafirët e korporatave të marrin pjesë në ndeshjet vendimtare.

Prandaj, ministrat e Mbretërisë së Bashkuar, sipas këtij informacioni, do të diskutonin një propozim për të përjashtuar zyrtarët, politikanët dhe sponsorët e UEFA-s dhe FIFA-s nga detyrimi për të bërë karantinën.

Në këtë kohë, kërkohet një izolim dhjetë-ditor për njerëzit që vijnë nga vendet që janë në listën e zezë ose të kuqe. /Telegrafi/

Read Previous

Bëhet sinjalizimi horizontal i rrugës “Nënë Tereza”

Read Next

Asociacioni mund t’i tensionojë raportet Kosovë-ShBA