Bëhen 23 vjet nga masakra në Lybeniq të Pejës

Sot mbushen 23 vjet kur më 25 maj 1998, forcat serbe hynë në Lybeniq të Pejës, ku vranë e masakruan pjesëtarë të familjes Hamzaj dhe Alimehaj.

Gjenocidi i kryer në këtë vendbanim ndaj popullsisë se pafajshme shqiptare më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999, është njëri nga krimet me të mëdha që kanë kryer forcat policore-ushtarake dhe para-ushtarake serbe në Kosovë.

Drejtuesi i Departamentit të Historisë Bashkëkohore në Institutin e Historisë, Shkodran Imeraj, ka thënë kohë më parë se drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare kanë dështuar në ndjekjen dhe dënimin e autorëve të masakrave që u kryen në Lybeniq gjatë viteve 1998-1999.

Sipas Imerajt, gjenocidi që kryen forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe kundër banorëve shqiptarë të Lybeniqit, është gjenocidi më i madh që është kryer kundër popullsisë shqiptare në historinë e fshatit Lybeniq./Gazeta Sinjali/ 

Read Previous

Konferenca rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”, mbahet sot

Read Next

“S’mund të flesh nëse Mbretëresha është zgjuar”, rregullat e familjes mbretërore