Granit Begolli nuk është më trajner i Lirisë. Ai ka dhënë dorëheqje nga ky post pas barazimit me Istogun në grupin A të Ligës së Parë. Klubi prezrenas ka bërë të ditur se Begolli ofroi dorëheqjen e tij e cila pastaj është miratuar nga ana e bordit të klubit.
“Pas barazimit të djeshëm me Istogun, kryetrajneri Granit Begolli ofroi dorëheqjen. Sot, kryetari i klubit Valon Osmani dhe bordi e miratuan vendimin e tij”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga Liria, përcjellë KosovaPress.
Ndryshe, pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, Liria ka mbledhur 11 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë në tabelë./KP/