Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u nis këtë të dielë për një vizitë dyditore në Kosovë.
Kreu i shtetit do të zhvillojë takime në tre komuna: Deçan, Junik dhe Drenas.
Gjatë kësaj vizite në tre komunat, Presidenti Begaj do të nderojë, gjithashtu, ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë gjatë luftës./Albanianpost.com