Begaj uron Pavarësinë e Amerikës: Mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë me SHBA-të

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Begaj shprehet krenar dhe mirënjohës për historinë që lidh Shqipërinë me Shtetet e Bashkuara, duke e konsideruar SHBA-në si partnerë strategjikë në ndërtimin e të ardhmes së demokracisë.

“Gëzuar 4 Korrikun SHBA!

Mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Si partnerë strategjikë, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajmë dhe forcojmë së bashku vlerat e demokracisë”- shkruan Begaj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 247-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 4 korrik 1776, 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Britania e Madhe, duke nënshkruar një dokument që u quajt “Deklarata e Pavarësisë”.

Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara ishte produkt i mbledhjes së Kongresit të Dytë Kontinental në Filadelfia, Pensilvani./ KultPlus.com

Read Previous

Dita e pavarësisë së SHBA-së, Kurti: Vlerat e përbashkëta përbëjnë themelin e aleancës së kombeve tona

Read Next

Clinton: Në veri të Kosovës të marrë fund marrëzia, Shqipëria t’i tregojë botës për të ardhmen gjithëpërfshirëse