Begaj për Samitin e Shkupit: Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet promovuese e bashkëpunimit rajonal

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ishte i pranishëm në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Shkup.

Lidhur me këtë, i pari i Shqipërisë ka uruar Maqedoninë e Veriut për drejtimin e SEECP nën moton ‘Të ndërtojmë ura, të ndërtojmë besim’, njofton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, Begaj shprehet se, Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet promovuese e palodhur e bashkëpunimit rajonal.

“Shqipëria nga korriku i këtij viti do të marrë kryesimin e SEECP, e do të punojë për të çuar përpara përpjekjet tona për integrimin evropian”, shkroi Begaj në një postim në Facebook./Klankosova.tv

Read Previous

Pse Gjykata Evropiane gjobiti me 200 mln euro Hungarinë?

Read Next

Në disa pjesë të botës, temperaturat po rriten me shpejtësi