Begaj, mesazh urimi presidentit hungarez për zgjedhjen në detyrë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i dërgoi mesazh urimi presidentit të sapozgjedhur hungarez,  Tamás Sulyok.

Begaj në mesazhin e urimit për zgjedhjen në postin e Presidentit të ri të Hungarisë shpreh angazhimin për forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

“Urime, Tamás Sulyok, për zgjedhjen si President i Hungarisë. Mezi pres të punojmë së bashku, të forcojmë partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona”, – shkruan Presidenti i Republikës në profilin zyrtar në platformën X.

Sulyok u zgjodh të hënën në krye të shtetit me votat e parlamentit hungarez. /ATSH/

Read Previous

​Baza e NATO-s në Kuçovë, Rama: Infrastrukturë e avancuar për avionët luftarakë

Read Next

Trendafilova: Nuk është caktuar ndonjë vit për mbylljen e Gjykatës Speciale