Begaj: Gëzuar Ditën e Çlirimit, Kosovë!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dërguar urimet e tij popullit të Kosovës për 26-vjetorin e Çlirimit, përmes një mesazhi të publikuar në Facebook.

“Gëzuar Ditën e Çlirimit, Kosovë!”, shkruan Begaj, duke kujtuar me krenari momentin historik të 12 qershorit 1999, kur trupat paqeruajtëse të udhëhoqura nga NATO hynë në Kosovë.

Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj thekson se kjo ndërhyrje ishte jetike për të ndaluar “masakrat çnjerëzore dhe spastrimin etnik kundër popullsisë civile që po ndodhte në zemër të Evropës”.

Ai gjithashtu nderoi luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shprehu mirënjohje të thellë për aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë që kontribuuan në çlirimin dhe ndihmuan në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës, besimplotë në të ardhmen e përbashkët evropiane”, tha ai. /GazetaSinjali/

Read Previous

KFOR-i shënon 26-vjetorin e themelimit

Read Next

Abdixhiku për LVV-në: Në mëngjes akuzon, në mbrëmje dërgon letra për bashkëpunim