Begaj: Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës

Dy vite nga agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, Presidenti shqiptar Bajram Begaj ka shprehur mbështetjen për popullin ukrainas.

Në një mesazh në këtë 2-vjetor të luftës, kreu i shtetit shqiptar thotë se Rusia ka kryer agresion të paprovokuar dhe të pajustifikuar ndaj Ukrainës.

“Dy vjet nga agresioni i pa provokuar dhe i pa justifikuar ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës.

Sot jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit. Ukraina sot është ndërgjegjia jonë. Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik.

Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe në mbrojtje të vlerave universale”, shprehet Presidenti Begaj.

Mesazh mbështetje për Ukrainën bëri edhe ministri i Jashtëm Igli Hasani. /tvklan.al

Read Previous

Rafuna: Kosova po humbet investitorët e huaj, rreth 300 milionë euro të bllokuara nga masat e BE-së

Read Next

Një ndërtesë përfshihet nga flakët, 15 viktima e dhjetëra të plagosur