Befason Begolli, jep dorëheqje nga KF Vëllaznimi

Klubi i futbollit Vëllaznimi ka mbetur pa trajner. Granit Begolli sot ka dhënë dorëheqje derisa lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”. Begolli nuk ka dhënë arsye të largimit por vetëm ka njoftuar se nga sot ka ndarë rrugët me klubin gjakovar. Në postimin e tij, ai ka falënderuar klubin, bashkëpunëtorët dhe tifozët për punën e deritanishme.

Televizioni Syri ka kontaktuar Begollin për të ditur më shumë arsyet e dorëheqjes së tij por që nuk ka dhënë arsyet që e kanë shtyrë për marrjen e këtij vendimi. Përmes thirrjes telefonike ai ka thënë se të gjitha arsyet i dinë personat brenda klubit dhe për shkak që ka kaluar mirë me futbolllistët e Vëllaznimit nuk kam dashur të shkruaj asgjë në lidhje me situatën reale.

Në anën tjetër ne kemi kotaktuar edhe Menaxherin e KF Vëllaznimi, Besnik Gojani i cili ka thënë se arsyet e trajnerit kanë qenë personale dhe nuk ka të bëjë asgjë me çështjet financiare. Gojani mes tjerash ka falënderuar tashmë ish trajnerin Granit Begolli për kontributin e dhënë deri më tani dhe për profesionalizmin e tij.

Vëllaznimi pas xhiros së shtatë në Ligën e Parë të Kosovës ndodhet në pozitën e parë me 17 pikë të tubuara, dy më shumë se Trepça ’89 që ndodhet e dyta. Rikujtojmë se Begolli e mori drejtimin e Vëllaznimit para fillimit të këtij edicioni. Edhe pse është lidere e renditjes tabelare në Ligën e parë, skuadra e Vëllaznimit nga sot ka mbetur pa kryetrajner.

Read Previous

Gjykata anulon vendimin për t’i paguar energjinë 4 komunave veriore

Read Next

Kriptovalutat/ Kosova pritet t’i bëjë të ligjshme brenda këtij viti