BE për masakrën e Reçakut: E kaluara nuk mund të zhbëhet

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përkujtuar masakrën e Reçakut.

Përmes një njoftimi, BE në Kosovë ka thënë se kujtojnë dhe nderojnë të gjitha viktimat e kësaj masakre, duke shtuar se e ardhmja duhet të sjellë drejtësi dhe lehtësim.ReklamaPauseLoaded: 55.89%Remaining Time -1:15Unmute×

“Sot shënohet 24 vjetori i masakrës së Reçakut. Ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat dhe ndajmë dhimbjen dhe zinë e pangushëllueshme të familjeve të tyre. E kaluara nuk mund të zhbëhet, por e ardhmja duhet të sjellë drejtësi, mbyllje dhe lehtësim” thuhet në njoftimin e tyre.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

/Telegrafi/

Read Previous

Gjatë vitit 2022 në Gjakovë kishte më pak vdekje se në vitin 2021

Read Next

Tregtia e Kinës me Rusinë arriti një rekord prej 190 miliardë dollarësh