BE: Lajçak do të ketë takime me Kurtin e Vuçiq në Davos, por pa tryezë të përbashkët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të kenë takime me ndërmjetësin e BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, në margjinat e forumit ekonomik të Davosit, i cili nis të hënën në Zvicër.

Siç bëri të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, takimet do të jenë të ndara derisa sipas tij nuk pritet të ndodhë ndonjë takim trepalësh.

“Nuk është planifikuar një takim i përbashkët lidhur me dialogun, si ai i nivelit të lartë apo i ngjashëm”, ka theksuar Stano për RTK.

Temë e këtij viti në samitin e Davosit është ‘Rindërtimi i Besimit’ e ku pritet të marrin pjesë liderë nga 100 vende të botës dhe organizatat kryesore ndërkombëtare.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Katër migrantë vdesin duke u përpjekur të kalonin Kanalin Anglez

Read Next

Kurti takon Von Cramonin, flasin për zgjedhjet evropiane