BE-ja importoi 15.2 miliardë euro produkte të energjisë së ripërtrishme

Bashkimi Evropian ka importuar produkte të ndryshme të energjisë së ripërtrishme, si turbinat e erës, panelet diellore dhe biokarburantet me një total prej 15.2 miliardë eurosh gjatë vitit të kaluar.

Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave, BE-ja vitin e kaluar bleu 11.2 miliardë euro panele diellore, 3.4 miliardë euro biokarburant të lëngshëm dhe 600 milionë euro turbina me erë nga jashtë.

Përveç kësaj, BE-ja eksportoi 6.5 miliardë euro produkte të energjisë së ripërtrishme gjatë kësaj periudhe.

Vendet evropiane synojnë veçanërisht të rrisin investimet e tyre në energjinë e ripërtrishme në mënyrë që të reduktojnë varësinë e huaj në energji.

Derisa po bëhen përpjekje për të përshpejtuar investimet në këto burime në Evropë, e cila ka përjetuar një krizë energjetike pas luftës Rusi-Ukrainë.Reklama

Vendet e BE-së vendosin objektivin e tyre për energjinë e rinovueshme për vitin 2030 në nivelin 40 për qind. Komisioni dhe Parlamenti Evropian synojnë që ky objektiv i energjisë së rinovueshme të rritet në 45 për qind. /Telegrafi/

Read Previous

Si u shkatërruan planet e Juventusit nga kaosi me krerët e klubit

Read Next

Fituesi i çmimit Nobel për Paqe akuzohet për kontrabandë, rrezikon 12 vjet burg