BE-ja i konsideron si “akuza të pabaza” deklarimet e Kurtit për Lajçak-un

Bashkimi Evropian i ka quajtur si “akuza të pabaza” deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, është i anshëm në dialog, ia mban anën Serbisë dhe mban gjera të fshehura nga shtetet anëtare të BE-së.

“Nuk i komentojmë deklaratat veçanërisht ato që janë akuza të baza”, tha zëdhënësi i BE-së kur u pyet për deklaratën e një dite më parë të Kurtit ku akuzoi Lajçak-un se po favorizon Beogradin në procesin e bisedimeve.

Stano vlerësoi se shtetet anëtare të Unionit “përsëritën shumë qartësisht se mbështesin plotësisht të deleguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në rolin e tij si lehtësues të procesit”.

“Ata mbështesin punën e tij për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për të arritur në fazën ku mund t’i normalizojnë marrëdhëniet”, tha ai në një konferencë për media.

/albanianpost/

Read Previous

Avokati Hasani për rastin e trevjeçarit: Edukatoret kanë kryer tri vepra penale

Read Next

Aksioni i Policisë, mbi 400 mijë euro dëm i shkaktuar ndaj katër institucioneve financiare