Komisionerja e BE-së për Energjinë, Kadri Simson, thotë se ministrat e energjisë të bllokut do të diskutojnë opsionet se si mund të frenojnë së bashku kërkesën për gaz, ndërsa blloku po përballet me shkurtimet e furnizimeve ruse dhe përgatitet për goditje të mundshme të mëtejshme të furnizimit.
“Unë planifikoj t’u prezantoj ministrave hapat konkretë që besoj se duhet të bëjmë, si nga ana e vendeve anëtare ashtu edhe nga ana e Komisionit, për të qenë më të përgatitur,” tha Simson.
/KlanKosova/