BE-ja aprovon dhënien e vaksinës te fëmijët e moshave 5-11 vjeç

Rregullatori i barnave i Bashkimit Europian miratoi përdorimin e vaksinës COVID-19 të Pfizer-BioNTech për fëmijët nga mosha pesë deri në 11 vjeç këtë të enjte.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) rekomandoi që vaksina e Pfizer-BioNTech, e miratuar për përdorim në BE tek adoleshentët e moshës 12 dhe 17 vjeç që nga maji, të jepet si një injeksion në pjesën e sipërme të krahut në dy doza 10 mikrogramë, me një distancë prej tre javësh. Dozat e të rriturve përmbajnë 30 mikrogramë.

Miratimi vjen pasi Europa është sërish epiqendra e pandemisë.

Vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve, të cilët mund të transmetojnë COVID-19 te të tjerët, konsiderohet një hap kritik drejt uljes së numrit të të infektuarve. Në Gjermani dhe Holandë, fëmijët përbëjnë tani shumicën e rasteve.

Read Previous

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Presidenca dhe Kuvendi bëhen portokalli

Read Next

Shënimet e Einsteinit mbi teorinë e relativitetit u shitën rreth 12 milionë euro